Ajo është një topmodele e njohur, nënë e devotshme e Luna-s, autore e një libri gatimi dhe padyshim mbretëresha e rrjetit social Twitter! Por, që Chrissy Teigen të ishte kaq bujare, këtë nuk e dinim!
Teigen i ka lënë një bakshish të majmë një kamariereje 21-vjeçare në Ohio: plot 1000 $! Ajo ishte treguar tepër nervoze që po i shërbente yllit të pasarelave, por është shtangur kur ka parë pagesën e saj: 193.81 $ për faturën dhe 1000 $ bakshish! E pabesueshme, apo jo?
Kjo nuk është hera e parë që Chrissy bën gjeste të tilla bamirësie. Në muajin prill ajo dhuroi 5.605 $ për një grua në nevojë që të paguante shkollën e saj të bukurisë duke i realizuar një ëndërr. Një grua bujare Chrissy Teigen!


Celebrity
Donald Trump-it i mbyllin Twitter-in…?

Celebrity
Getoar Selimi publikon “Birthday”!





Celebrity
Ledri dhe Tian kanë gjyshërit më “cool”!











