Mos u çudisni aspak! Po, i ka ndodhur edhe presidentit të Amerikës! Si ndodhi… do thoni ju… Ua tregojmë ne!
Llogaria në rrjetin social e presidentit Trump u mbyll nga një punonjës i kësaj kompanie gjigande, siç e ka bërë publike edhe vetë faqja zyrtare e Twitter duke deklaruar se ky akt ishte kryer nga një punonjës i tyre i cili ishte në ditën e fundit të punës.
Llogaria e presidentit Trump qëndroi e mbyllur për vetëm dhjetë minuta mbrëmjen e së enjtes, e megjithatë kjo kohë e shkurtër mjaftoi që shumë njerëz të spekulonin nëse atij i ishte bllokuar llogaria nga platforma e rrjetit social apo nëse e kishte ç’aktivizuar vetë përkohësisht.
Ja reagimi i Trump, pasi i është rikthyer profili: “Llogaria ime në Twitter m’u hoq për 11 minuta nga një punonjës mashtrues. Mendoj se duhet të shpërndajmë fjalën e të kemi një impakt nga e gjithë kjo”.