Reperi i njohur kosovar Getoar Selimi na kishte paralajmëruar ditët e fundit përmes rrjeteve sociale se kishte përfunduar projektin e tij muzikor të radhës, të cilin do ta publikonte sonte në kanalin Youtube. Për të gjithë fansat, është publikuar kënga “Birthday”!
Ghetto Geasy, siç preferon ta thërrasin me emrin e artit, e ka realizuar këngën e re në bashkëpunim me labelin e njohur “Babastars”, pjesë e së cilit është edhe vetë. Ky është singëlli i tij i parë i publikuar që prej këngës “High 4 Real” në muajin korrik.
Pas lajmeve mbi jetën private, dasmës me moderatoren Marina Vjollca dhe muajit të mrekullueshëm të mjaltit në Xhamajka, Geti ka zgjedhur të befasojë fansat me klipin e ri, i cili premton të jetë një hit i reperit.
Ai është tekstshkrues i këngës dhe në klip i veshur me të zeza, performon brenda një ylli të ndriçuar, simbol i cili përfaqëson labelin “Babastars”.