Ylli i “Keeping up with the Kardashians”, modelja Kendall Jenner ka mbushur sot 22-vjeç dhe ka festuar natën e mbrëmshme me familjen, miqtë e ngushtë, e sigurisht të dashurin e saj të ri Blake Griffin në një bar “Petite Taqueria” në Los Angeles.
Vajza e ditëlindjes kishte zgjedhur të vishte një kanatjere crop top, xhinse, e një palë çizme me taka të Saint-Laurent me kristale që e kalojnë shifrën 10.000$, të cilat i kemi parë tek Celine Dion e Rihanna.
Nuk kanë munguar postimet në rrjetet sociale nga të ftuarit dhe urimet e tyre të përzemërta për yllin e pasarelave. Mes tyre dallon urimi i së ëmës, Kris-it, krahas një fotoje fëmijërie të Kendall:
“Je e veçantë, je engjëlli im dhe jam kaq krenare për femrën që përfaqëson. Je e besueshme, e fortë, e vendosur, e pavarur dhe e mirë, me shpirtin më të ëmbël. Më sjell aq gëzim kur të shoh të arrish ëndrrat e tua! E ardhmja jote është e ndriçuar! Je zemra me, të dua.”
Ja të ftuarit në festën e 22-vjetorit të Kendall Jenner!