KreuCelebrity

Gafa e Luanës gjatë emisionit që do t’ju shkrijë së qeshuri

Emisioni më i ri i Luanës “Shiko kush Luan” tërhoqi vëmendjen e shumë dashamirësve të televizionit, por ashtu edhe në rrjetet sociale. Por  me siguri të gjithëve ju ka shpëtuar kjo gafë e saj.

Në një nga rubrikat e emisionit të saj të fundjavës, ku gara zhvillohet mes dy skuadrash, të ftuarit duhet të japin përgjigje të shpejta, Luana bëri një gabim pa dashur dhe pa e kuptuar.

Duke pyetur Jonida Maliqin se në cilin parlament në Evropë deputetët qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, Jonida u përgjigj “Londër”, por Luana tha: “Jo, Britani”, duke harruar se Londra është kryeqyteti i Anglisë. Me siguri kështu duhet ta ketë pasur të shkruar në letër!

 

Burimi: Panorama

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF