Të gjithë e dinë se Neil Patrick Harris është një aktor me famë, një burrë i dashur dhe babai i binjakëve të adhurueshëm, por askush nuk e di se çfarë ndodh në shtëpinë e tij, pasi mbyllen dyert natën e Krishtlindjes. Në një intervistë dhe sesion fotografik për revistën “InStyle”, aktori shfaqet ndryshe, një version seksi i babagjyshit të Vitit të Ri, pa harruar të na tregojë disa detaje edhe për jetën e tij jashtë ekranit të madh.
A është e mundur të kesh Krishtlindje seksi me familjen dhe miqtë përreth?
Mendoj se ka gjithnjë vend gjatë pushimeve për të qenë pak seksi. Kur ke fëmijë të vegjël, duhet të zgjedhësh kohën e duhur, sidomos kur ata shkojnë për të fjetur gjumë. Çorapet duhet të jenë të mbushura plot në mëngjes, besoj e dini se për çfarë po flas.
Pra keni një veshje joshëse?
Nuk kam shumë këshilla për veshjen e festave, sepse moti bën ftohtë dhe pallto seksi nuk ka. Kam dashur gjithmonë për një dhuratë të paketuar dhe lidhur me fjongo…
Pse e ke bërë ndonjëherë listën tuaj të dëshirave?
Unë vazhdoj t’i kërkoj babagjyshit të më japë dikë vetëm me papion, por ai mendon se kjo është një shaka. Ndoshta burrin tim (aktori është i martuar me kuzhinierin e famshëm David Burtka), kjo do ta befasojë, kjo varet se ku do të vendos papionin.
Cilat janë disa nga këngët tuaja të preferuara seksi për të kënduar për festa?
Çfarë nuk është seksi në lidhje me Krishtlindjet? Dua të them, le të jemi të ndershëm … vetëm tregimet që thuhen pas tij janë seksi. “O Natë e Shenjtë”? “Të mbledhur rreth pemës së Krishtlindjes” apo “Ne Tre Mbretërit”? Nuk mendoj kështu se janë seksi, pa dhënë këto rrethana.
Si e prisni banjon me vezë për Krishtlindje?
Vezët janë të kudondodhura gjatë pushimeve, dhe kam ngrënë mjaftueshëm në jetën time për të mbushur një vaskë. Do të ishte kënaqësi të zhytesha në kremin e shijshëm e të butë të vezëve, por vetëm lakuriq.
Si argëtoheni gjatë këtyre festave, a keni ndonjë truk seksi?
Më pëlqen fakti që ndodhin shumë ngjarje gjatë pushimeve. Mund të dekorosh çdo gjë apo të gatuash. Më pëlqen të shërbej proshutë në festa; është një proteinë shumë seksi dhe e nënvleftësuar. Ëmbëlsirat në fund janë mënyra për të thënë: festa mbaroi.
Po përsa i takon pijeve tuaja?
E dua një pije të mirë për Krishtlindje. Një ponç të fortë sigurisht. Përpiqem të bëj një përzierje ponçi, për ta kaluar në një tjetër nivel festën. Ne e bëmë këtë vitin e kaluar, dhe shumë njerëz qëndruan gjithë natën. Por në fund e mora dhuratën, kështu që isha i emocionuar.
Si ju pëlqen të dekoroni pemën tuaj?
Një gjë që e bën pemën e Krishtlindjeve seksi janë xhingal. Unë mund të flas për ‘topat’ çdo ditë, dhe ndonjëherë zbukurohem me letrat me varak. Është momenti i bukur, sepse përveç zbukurimit të pemës, mund ta mbani atë edhe rreth qafës për t’u argëtuar.

Julia Roberts viktimë e George Clooney

Sonila Meço largohet nga Shqipëria




10 këshillat e bukurisë nga Emma Watson



Donald Trump-it i mbyllin Twitter-in…?

Getoar Selimi publikon “Birthday”!





Ledri dhe Tian kanë gjyshërit më “cool”!




