Fillimisht, u përfol se motrat Vjollca po largoheshin nga Top Channel. Ishte një lajm gjysmë i vërtetë, për aq kohë sa Marina u zhvendos në televizionin Klan. Një javë para saj, Luana filloi emisionin e ri “Shiko Kush Luan”, ndërsa Marina pritet të nisë sot rrugëtimin me të shumëpërfolurin “Ces’t La Vie”.
Si gjithmonë, duke i uruar suksese të vazhdueshme njëra-tjetrës, duket se ka ardhur momenti që motrat të jenë realisht rivale, e kjo në saj të televizioneve përkatëse ku shfaqin imazhin e tyre. Luana publikoi mbrëmë statistikat e fundit të shikueshmërisë, ku dallohej qartazi se Top Channel renditej i pari. Në këtë list, Klani figuronte i treti, me një diferencë prej rreth 40,000 shikuesish.
Kështu, konkurrenca është tashmë zyrtarisht e hapur, ndërsa nuk dihet nëse Marina do t’i përmbysë rezulatet e fundit apo jo. A do të dalë Klani i pari pas mbrëmjes së kësaj të diele? Kjo mbetet për t’u parë, ndërsa Luana duket se e ka marrë shumë seriozisht programin e saj të ri…









Luana Vjollca sërish single?!




Julia Roberts viktimë e George Clooney

Sonila Meço largohet nga Shqipëria




10 këshillat e bukurisë nga Emma Watson

