Është ndoshta ndjekësja më e madhe e modës në Shqipëri, e sa herë flasim për veshjet sytë i kthejmë nga Lori Hoxha. E kuruar në detaje, duke ndjekur tendencat më të fundit, Lori ka arritur të tërheqë vëmendjen e plotë të publikut, e jo pa arsye. Çdo paraqitje të sajën e shohim në profilin në Instagram, ndërsa fotot e fundit na sollën në mendje diçka ndryshe.
Seti i ri fotografik e sjell trashëgimtaren e Top Channel me një kombinim që e kemi parë jo pak herë nga vetë ajo. Bluzë e bardhë, xhinse, dhe një veshje e sipërme e gjatë deri në afërsi të gjurit…kjo nuk është hera e parë që Lori përzgjedh një paraqitje të këtij lloji.
Xhinset dhe bluza e bardhë e futur në to duket se është ndër të preferuarat e Hoxhës, ndërsa duhet ta pranojmë se realizimi i një veshje të tillë nuk do shumë mund, nëse dëshirojmë ta realizojmë në përditshmërinë tonë. Me atlete të bardha, çizme apo taka, Lori duket se i jep një tjetër kuptim këtij stili kaq të thjeshtë në pamje të parë.
Me rripin Gucci apo çantën e së njejtës firmë, Lori nuk e ka patur aspak problem të luajë me detajet për të sjellë të njejtën paraqitje në mënyra të ndryshme. Kujtojmë se xhinset i kemi parë të kombinuara në dhjetra mëmyra nga Hoxha, ndërsa na ka dhënë ide si të paraqitemi me to edhe në një natë të kaluar me shoqërinë apo të afërmit jashtë ambienteve të shtëpisë. Epo, Lori mbetet Lori!


Luana Vjollca sërish single?!




Julia Roberts viktimë e George Clooney

Sonila Meço largohet nga Shqipëria




10 këshillat e bukurisë nga Emma Watson



Donald Trump-it i mbyllin Twitter-in…?

Getoar Selimi publikon “Birthday”!




