KreuCelebrity

Kjo është shuma marramendëse e klipit të Era Istrefit!

Këngëtarja kosovare Era Istrefi, një yll në ngjitje në botën muzikore ka arritur të jetë një emër i njohur në tregun ndërkombëtar falë stilit të veçantë dhe ekstravagant që e ka dalluar që në fillimet e saj me këngën “Mani për money”.

 

Projekti i saj i fundit muzikor i la fansat në pritje për një kohë të gjatë, por duket se kjo pritje ja ka vlejtur, pas jehonës që la, miliona shikimeve, kritikave pozitive dhe shpërndarjeve. “No I love yous” është bashkëpunimi i suksesshëm me reperin me origjinë marokene French Montana.

 

Klipi i kësaj kënge u realizua në Los Angeles dhe të krijonte përshtypjen e një produkti tipik amerikan. Por, sa ka kushtuar ky klip? Faton Shoshi, menaxheri dhe i dashuri i zemrës së këngëtares ka treguar vlerën reale të xhirimeve në SH.B.A.

“Ka kushtuar rreth 150 mijë $ i gjithë projekti”, ka treguar ai. Mund të na duket shifër marramendëse, sigurisht, por për të synuar tregun ndërkombtëtar Era e cila është edhe tekstshkruesja me siguri që nuk e ka marrë parasysh koston përpara suksesit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF