Jemi mësuar ta shohim Tunën rebele, plot energji e natyrën e saj që shpesh nuk i përshtatet e zakonshmja. Kemi dëgjuar me dhjetra histori rozë për të, por këngëtarja vulosi gjithçka me lidhjen me Patris Berishën. Kur lajmi për shtatzëninë e Tunës mori dhenë nëpër media, marrëdhënia e tyre u la disi si në hije.
Kjo, falë të voglit Tian, i cili rrëmben vëmendjen edhe tani, pas festimit të gjashtë mujorit të lindjes. Por, Tuna ka vendosur t’i kushtojë rëndësi edhe partnerit e saj në rrjetet sociale, e së fundmi e kemi parë më romantike se kurrë. “Nuk e dija sa e doja babain tënd deri sa e pashë sa të do ty”, ishte ky postimi i para pak ditëve në Instagramin e këngëtares, ndërsa fjalët ia kushtonte një fotoje të Tianit në krahët e të atit.
Nga ana tjetër, kujtojmë një nga imazhet e postuara në fundin e shtatzënisë, ku Tuna shihej krahë Patrisit. “Mëngjese si ky ia vlejnë çdo pritje”, ndërsa partneri i saj zgjodhi pothuajse të njejtin imazh për t’i kushtuar frazën: “Frymoj me ju të dy”. Që dashuria është në ajër për çiftin, kjo është e padiskutueshme, e Tuna publikoi një tjetër foto mbrëmë krahë Berishës, ku dukeshin më pranë se kurrë.
Edhe pse erdhi shumë papritur për publikun, mesa duket lindja e Tianit solli akoma dhe më shumë ngrohtësi në marrëdhënien Tuna-Patris. Ndoshta, shumë shpejtë do të marrin statusin e çiftit më romantik të shoubizit, e në fakt, do t’iu takonte plotësisht…




Luana Vjollca sërish single?!




Julia Roberts viktimë e George Clooney

Sonila Meço largohet nga Shqipëria




10 këshillat e bukurisë nga Emma Watson



Donald Trump-it i mbyllin Twitter-in…?

Getoar Selimi publikon “Birthday”!


