KreuCelebrity

Klaudia Pepa sharmante në Festivalin e Filmit në Romë!

Balerina e njohur Klaudia Pepa ka bërë një tjetër debutim të suksesshëm në Itali! Ajo ka qenë pjesëmarrëse në Festivalin e Filmit në Romë, duke shkëlqyer në tapetin e kuq!

Teksa ka pozuar në tapetin e kuq, dëgjohen edhe britmat e fotografëve që thërrasin emrin e saj. Klaudia u shndërrua në një figurë të dashur për publikun italian që në spektaklin “Amici”. E që atëherë sukseset e saj në televizionet e fushatat publicitare të kompanive të njohura nuk kanë të ndalur.

 

Balerina e njohur ka pozuar edhe me një figurë të shquar kinematografike, me Remo Gironen! Artist të cilin e kemi njohur në vitet ’90-të në serialin që shfaqte historitë e mafies italiane “La piovra”, ku luante rolin e Tano Carridit. “Kënaqësi e madhe”, shkruan Klaudia për takimin me aktorin.

 

Balerina kishte zgjedhur të vishte një fustan mbrëmjeje të zi, të gjatë për paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Romë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF