KreuCelebrity

Kylie Jenner shtatzënë me vajzë?! Fotoja e saj e re është plot sekrete…

Ka pak kohë që aludohet se Kylie Jenner është shtatzënë, me të dashurin e saj reper Travis Scott. Ka pasur një boom shtatzënësish këto kohë në familjen Kardashian, me Khloe dhe Kim gjithashtu në pritje të fëmijëve.

Megjithatë, as misteri nuk ka munguar, pasi asnjëra nga motrat nuk ka komentuar mbi këto supozime, mbase për t’ia lënë zbulimet emisionit të tyre “Keeping up with the Kardashians”, tashmë në sezonin e 15-të të tij.

 

Heshtja mbase është thyer më në fund. Më e vogla ndër motra shtatzënë, Kylie Jenner, mund të jetë duke bërë një seri fotografish mëmësie, stil Beyonce, siç shihet në një ndër postimet e fundit të saj.

Asgjë sekrete, parë nga lart, por sa më shumë analizohet fotoja, aq më tepër të dhëna nxirren.

 

Gjithçka në foto është rozë, sinjal i dukshëm për një vajzë! Dhe fluturat janë simbol i Kylie Jenner pasi i dashuri i saj Travis Scott e quan pikërisht kështu të dashurën e tij: Flutur.

Vetë fakti që Kylie Jenner ka shkruar “shoot day” na tregon që ajo mund të shfaqë barkun e rrumbullakosur me këto foto, pas shumë aludimesh!

Më në fund, diçka konkrete nga familja Kardashian!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF