Që prej vitit 1952 princi Filip i Anglisë i shoqëruar nga mbretëresha Elizabetë kanë marrë pjesë në evente të panumërta e në destinacione nga më të ndryshmet me detyrat e tyre mbretërore. Vitin e kaluar ai doli në pension në moshën 96-vjeçare dhe jeta e tij ka ndryshuar.
Duket se tani Filipi dhe Elizabeta po kalojnë kohë larg njëri-tjetrit, sepse ai është vendosur të pushojë në rezidencën “Wood Farm” në Sandringham. Ai preferon qetësinë e fermës tashmë, të pikturojë me bojëra uji dhe të ftojë miqtë të qëndrojnë aty me të.
Ai po e shijon jetën larg kamerave dhe po jeton në fermë me bekimin e mbretëreshës e cila është shprehur se i mungon që nuk e ka në pallatin Kensington, sidomos tani në prag të 70-vjetorit të martesës së tyre në 20 nëntor.
Ata janë edhe çifti i parë mbretëror britanik që do të festojnë përvjetorin e platinit. Për nder të tyre ka dalë në qarkullim një set i ri monedhash prej platini me portretet e tyre dhe vitet 1947-2017. Për Elizabetën, Filipi është një engjëll dhe njëriu më i mirë në botë.


Ja si duket Ami gjatë pritjes së ëmbël!




Modelja e njohur i jep fund beqarisë!










Luana Vjollca sërish single?!



