Channing Tatum dhe bashkëshortja e tij, Jenna Dewal janë ndër çiftet më të dëshiruar në Hollywood, e jo më kot. U dashuruan në sheshin e xhirimit të “Step Up”, ndërsa lidhjen e tyre e kurorëzuan me lindjen e një fëmije. Gjithmonë shumë të afërt me njëri-tjetrin, Tatum ka rrëfyer për momentin ekzakt kur është marrosur kokë e këmbë pas së shoqes.
Aktori shpjegon se në atë kohë ishin në një marrëdhënie normale, por në çdo moment mbizotëronte dyshimi se çdo të ndodhte më tutje. Ka qenë Dewal ajo që e ka ndryshuar rrënjësisht situatën, nëpërmjet një deklarate ndaj të shoqit. “Shpërtheu në një moment dhe tha se e dinte ç’dëshironte në jetë, e ai isha pikërisht unë”, ka rrëfyer Tatum.
“Ajo nuk ia kishte idenë si do reagoja, ndërsa unë u emocionova në sekondë, duke menduar që kjo ishte gjëja më seksi që ajo kishte bërë për mua”, ka vijuar më tej aktori, duke mos e mbyllur këtu shpjegimin. Ai ka rrëfyer se kishte qenë ky momenti që Jenna e kishte pranuar siç është në të vërtetë, me të gjitha të mirat e të këqijat e veta.
Tashmë në rolin e babait, Channing shpreson që vajza e tij 4-vjeçare t’i ngjajë së ëmës, për të mos patur frikë të tregojë se çfarë do dhe se çfarë ndjen në të vërtetë. Për t’u duartrokitur Jenna, apo jo?


Modelja e njohur i jep fund beqarisë!










Luana Vjollca sërish single?!




Julia Roberts viktimë e George Clooney

Sonila Meço largohet nga Shqipëria


