Sot feston ditëlindjen Kris Jenner, nëna e klanit Kardashian-Jenner dhe ylli prej një dekade i “Keeping up with the Kardashians”. Kris Jenner na ka treguar me kalimin e viteve se mosha është thjesht një numër, ajo sapo ka mbushur 62!
Nëna e familjes së njohur të Hollivudit ka lindur edhe vajzat po kaq të famshme e të bukura: Kourtney, Kim, Khloe, Kendall, Kylie dhe djalin Rob. Ato janë sot gra të fuqishme në televizion, kozmetikë e pasarela dhe është e gjitha meritë e Krisit.
E sigurisht që edhe të bijat janë krenare për mamanë e tyre dhe e shfaqin shpesh dashurinë për Kris si dhe nuk ndalen së ekspozuari fizikun e saj të hatashëm në rrjetet sociale apo të shfaqen me të në tapetin e kuq!
Ju ftojmë të shikoni momentet më ikonike të Kris Jenner, vajzës që feston ditëlindjen sot! Shumë seksi, apo jo?

Modelja e njohur i jep fund beqarisë!










Luana Vjollca sërish single?!




Julia Roberts viktimë e George Clooney

Sonila Meço largohet nga Shqipëria



