Lajmi për pritjen e ëmbël të Amit erdhi plot bujë, e jo më kot. Pas shumë vitesh nga lindja e djalit të tyre të parë, Toska po e rishijon edhe një herë shtatzëninë, e nuk mund të themi se e kemi parë shpesh moderatoren së fundmi. Por, këtë pasdite Ami është shfaqur krahë Ermalit dhe Nora Istrefit, e këtë herë nuk ka mundur ta fshehë barkun e fryrë.
Veshur me një fustan të gjerë, të gjatë sipër gjurit, duket se Toska preferon stilin plot komfort gjatë këtyre muajve të fundit. Të tre personazhet janë takuar në ambientet e biznesit të Amit, ndërsa kjo e fundit e ka cilësuar Norën si “një mikeshë shumë të veçantë”. Nuk dihet nëse ka qenë ky thjesht një takim miqësor apo Istrefi po planifikon diçka ndryshe, por diçka është e sigurt: më qartë se kaq nuk e kishim parë Amin që nga lajmi për shtatzëninë!
E përkushtuar më shumë ndaj biznesit, tashmë Toska nuk poston dhe aq shumë foto personale apo të familjes së saj. Edhe pse, në këtë drejtim e kompeson Ermali, sa herë që të mundet…!




Modelja e njohur i jep fund beqarisë!










Luana Vjollca sërish single?!




Julia Roberts viktimë e George Clooney

Sonila Meço largohet nga Shqipëria
