Është kthyer tashmë në emrin më të dëgjuar të momentit, e kjo si pasojë e akuzave për përdhunime dhe akuza seksuale. Harvey Weinstein u kthye në qendrën e vëmendjes hollivudiane, kur aktore si Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow, Rose McGowan etj., drejtuan gishtin nga producenti për të rrëfyer jo pak nga eksperiencat e hidhura. Por, tashmë, të gjithë u kujtuan për dikë tjetër…
Ç’po ndodhte me Uma Thurman? Aktorja ka punuar me Weinstein në plot shtatë filma. Duke filluar nga Pulp Fiction, e deri tek seritë e Kill Bill, Thurman ka qenë në të njejtin shesh xhirimi me Harvey-n, e megjithatë nuk ka dhënë ende një deklaratë lidhur me ngjarjet e fundit. Megjithatë, e ngacmuar kryesisht nga media, artistja nuk ka mbetur pa një koment lidhur me qetësinë e saj.
“Nuk kam ç’ju them aspak, sepse nuk jam e vogël dhe kam mësuar diçka: nëse flas në inat e sipër, pendohem gjithmonë në fund”, ka thënë Thurman, ndërsa nuk e ka lënë me kaq shpjegimin. “Po pres të më zbresë inati, më pas do të them ç’kam për të thënë”, ka vijuar edhe më tej, duke e turbulluar edhe më shumë situatën. Një përgjigje e tillë nuk është aspak e qartë mbi qendrimin pro apo kundër vetë Weinstein. Ekziston mundësia që Uma të jetë e inatosur edhe me koleget…(?!)















Fobia e rrallë e Evi Reçit…

Sërish dasmë në “Game of Thrones”!



Ja si duket Ami gjatë pritjes së ëmbël!
