Kim vihet akoma dhe më shumë në qendër të vëmendjes kur vjen puna tek “Keeping Up With The Kardashians”, dhe e njejta gjë ka ndodhur edhe në episodin e fundit. Edhe pse Kourtney është ajo që kujdeset më së shumti për ushqimin, ka qenë bashkëshortja e Kanye-t ajo e cila ka rrëfyer më shumë në lidhje me regjimin e saj. Çfarë ka thënë Kim këtë herë?
“Këto janë gjërat që urrej në jetë: mustard, majdanoz, dhe djathin ‘e mykur'”, ka deklaruar Kim. Nuk ka mbetur pa një ironizim nga ana e Kris, e cila i është përgjigjur: “Kush dreqin nuk e pëlqen djathin ‘e mykur’?!” Kanë qenë të shumtë komentuesit që i janë kundërvënë Kim për këto zgjedhje.
Megjithatë, Keri Gans, një nga nutricientistet më të famshëm ka deklaruar se organizmi ka një predispozitë genetike për të mos e pëlqyer majdanozin. “Për disa njerëz ka shijen e sapunit dhe kështu ata as nuk e marrin mundimin ta provojnë”, ka vijuar më tej Gans.
Për sa i përket mustardës dhe djathit ‘të mykur’, nutricientistia ka shpjeguar se kjo varion në bazë të shijeve, e disa njerëz thjesht nuk munden të durojnë erën e fortë. Kështu, shijet e Kim nuk janë aq të çuditshme sa duken…apo jo?










Fobia e rrallë e Evi Reçit…

Sërish dasmë në “Game of Thrones”!



Ja si duket Ami gjatë pritjes së ëmbël!




Modelja e njohur i jep fund beqarisë!

