Ajo është padyshim një nga akoret më të dashura të Hollivudit, që me rolin e Serenës në serialin e famshëm “Gossip Girl”, e më pas me martesën dhe familjen e saj të adhurueshme me Ryan Reinolds.
Biondja simpatike e cila na mahnit kurdo me paraqitjet e saj në tapetin e kuq duket se nuk gëzon më një pamje të tillë, ashtu rrëzëllitëse siç jemi mësuar ta shohim! Arsyeja për të cilën Blake ka ndryshuar look është roli i saj i ri kinematografik!
Aktorja e njohur është duke xhiruar filmin e saj të ri në Dublin, Irlandë, “Rhythm Section” dhe është fotografuar me një look disi dramatik nga ç’jemi mësuar ta shohim, për t’u përshtatur rolit.
Blake është fotografuar me një veshje oversize, pa kurrfarë grimi, e me një paruke me flokë të shkurtër e të çrregullt. Roli i saj në këtë film është me të vërtetë sfidues! Ai i një spiuneje. Ky film do të dalë në kinema në muajin shkurt të vitit 2019, ndërkohë njihuni me pamjen e aktores suaj të preferuar në këtë rol!









Fobia e rrallë e Evi Reçit…

Sërish dasmë në “Game of Thrones”!



Ja si duket Ami gjatë pritjes së ëmbël!




Modelja e njohur i jep fund beqarisë!


