KreuCelebrity

Bleona na përshëndet ashtu siç vetëm ajo di!

Këngëtarja Bleona Qereti ka ardhur në Tiranë! Ajo është prej vitesh mes Amerikës e Shqipërisë, e tani na ka treguar përmes rrjeteve sociale se është rikthyer!

Këngëtarja na ka treguar se po përgatit projektin e saj të ardhshëm muzikor në studiot e famshme Westlake në Los Angeles, e gjen gjithmonë kohë për të qenë edhe pjesë e ekraneve shqiptare. Kësaj here vjen për “Xing me Ermalin”.

 

Bleona njihet për ekspozimin e fizikut të saj, fotove nudo provokuese, madje duke bërë edhe joga e zhveshur. Sapo u kthye në vendlindje ajo nuk ka hezituar të na përshëndesë e zhveshur!

Këngëtarja ka pozuar në një mënyrë tejet sensuale, ashtu siç di ajo, në shtrat, nudo, e mbështjellë me një çarçaf të bardhë! Nuk kanë munguar komentet e ndjekësve të cilët e komplimentojnë këngëtaren dhe e pyesin se kur mund ta shohin apo ta takojnë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF