Kendall Jenner, pasi festoi 22-vjetorin e saj të lindjes në një festë private me familjen, miqtë e ngushtë dhe të dashurin Blake Griffin, ka vendosur ta ndjekë atë kudo gjatë ndeshjeve të basketbollit në NBA duke bërë tifo si një e dashur mjaft e përkushtuar!
22-vjeçarja ishte ulur në radhën e parë për të ndjekur ndeshjen e kësaj fundjave, e veshur me një golf të bardhë e xhinse, duke u shfaqur sërish me çizmet e saj 10,000 dollarëshe me kristale të shtëpisë së modës Saint Laurent.
Brunia simpatike, e shoqëruar nga një mik, është fotografuar mjaft e vëmendshme ndaj lojës duke e ndjekur me seriozitet. Burime pranë pinjolles së klanit Kardashian-Jenner rrëfejnë se çifti po kalojnë shumë kohë e po argëtohen bashkë nëpër Los Angeles.
Kendall është bërë një ndjekëse e rregullt e ndeshjeve të basketbollit të Griffin, është përfshirë emocionalisht dhe duket se e ka lënë pas lidhjen me ish-të dashurin e saj reperin Asap Rocky.











Fobia e rrallë e Evi Reçit…

Sërish dasmë në “Game of Thrones”!



Ja si duket Ami gjatë pritjes së ëmbël!




Modelja e njohur i jep fund beqarisë!
