KreuCelebrity

Tuna zgjedh mënyrën më origjinale për rikthimin e saj në muzikë!

Që prej muajit maj, këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha morën statusin prindër për herë të parë. Tiani i vogël u bë i famshëm pa ardhur ende në jetë!

Vogëlushi sapo ka mbushur gjashtë muajt dhe gjatë gjithë kësaj kohe Tuna i është përkushtuar atij në kohë të plotë e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale tipare dhe veçori të të birit muaj pas muaji!

Tian u ka sjellë gëzim e lumturi pafund prindërve, e përmes ardhjes së tij në jetë Tuna ka treguar se po kupton me të vërtetë dashurinë që ndjen për bashkëshortin e saj, Patrisin. Ndoshta ka ardhur koha që këngëtarja t’i rikthehet fuqishëm muzikës, apo jo?

 

Në postimin që ka ndarë pak më parë në rrjetet sociale, ajo ka ndarë foton e një fëmije disi të frikësuar pranë gjirit të nënës i cili pyet: “Mami po kthehet në punë. Mos duhet të ikësh edhe ti??”

Ndoshta këngëtarja ka zgjedhur këtë postim origjinal e humoristik njëkohësisht mbi lidhjen e ngushtë nënë-fëmijë për të na paralajmëruar se një projekt i ri muzikor do të vijë së shpejti?

 

 

 

Këngëtarja ka treguar edhe më parë përmes Instagram se e vlerëson të ushqyerit e foshnjeve me gji, madje ka pozuar edhe vetë në një moment të tillë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF