Ndërsa ne urojmë shoqen tonë të ngushtë duke ndarë një moment të lumtur tonin në Instagram, Bella Hadid me sa duket ka menduar që kjo gjë është shumë mainstream për ditëlindjen e Kendall Jenner.
Modelja e njohur ka uruar kolegen dhe shoqen e saj me një foto mjaft të çuditshme, ku ajo dhe Kendall janë duke u zënë (dukshëm), madje gati duke u kacafytur. Si për t’i shtuar tensionin fotos, edhe sfondi punon për to, me një perëndim dielli fantastik. U duk sikur këtu perëndoi miqësia e tyre.
Megjithatë, Bella sqaron që gjithçka u zgjidh pas 5 minutash, duke treguar kështu se si dy superyjet, edhe pse me këtë status, janë si të gjitha mikeshat e tjera. Ajo nuk dha asnjë shpjegim se për çfarë ishte zënka. Se mos ka rëndësi!
Pas kësaj, Bella Hadid postoi edhe momente të lumtura të dy modeleve, në formë galerie, tribut për ditëlindjen e shoqes së saj.
Në këto foto, ajo shkruan:
“Kenny Kung fu. Kjo e qeshura jote ndriçon dhomën dhe e bën këdo të buzëqeshë vesh më vesh! Do të doja të festoja me ty sot, por e di që do mundemi së shpejti dhe shoqet tona po kujdesen për ty. Të dua! Gëzuar ditëlindjen të bukurës KaJe-s time!”
Bella Hadid dhe Kendall Jenner njihen që 14 apo 15 vjeç, shumë më herët se kur Kendall zuri miqësi me Gigin, motrën e Bellas. Ato rrinin bashkë në gjimnaz, që përpara se të dyja të bëheshin supermodelet që janë sot.