Për dy dekada, supermodele të jashtëzakonshme si Naomi Campbell, Karlie Kloss, Adriana Lima, Tyra Banks dhe Heidi Klum kanë sunduar pasarelën e Victoria’s Secret, duke mbajtur krahë ëngjëlli dhe reçipeta miliona dollarëshe, ndërsa superyje si Kanye West dhe Spice Girls u bënin serenatë. Tamam jetë filmash!
Gjatë këtyre 20 viteve, shumë çmendurira kanë ndodhur, por konkretisht, ja kush janë 10 më të mirat!
1. Heidi Klum vesh reçipetat e para Fantasy Bra, me vlerë 12.5 milionë dollarë
Reçipetat quheshin “The Heavenly Star Bra” – Reçipetat “Yll qiellor”, një emër i përshtatshëm për këtë krijim kaq fin, me diamante dhe dizenjo resh, që të kujtojnë parajsën.
2. Alek Wek vesh këto të brendshme të paharrueshme
Një pjatë plot zemra, shërbyer në pjesët private të modeles Alek Wek. Me siguri të dashurit tuaj do t’i bëhej qejfi, po t’jua shihte kaq shumë dashuri!
3. Ëngjëj realë pushtojnë skenën
Flasim sa flasim për Ëngjëjt e Victorias’s Secret, edhe ëngjëjt realë do të zbrisnin në skenë për të marrë pak vëmendje!
4. Pushtim real kësaj here, nga protestues të PETA-s (Njerëzit për Trajtimin Etik të Kafshëve)
E gjora Gisele Bundchen u desh të durojë femra që ulërisnin dhe tundnin pankarta në fyerje të saj. Atmosfera u shkatërrua plotësisht, pavarësisht se Gisele nuk e dha veten aspak, tamam si një supermodele e vërtetë.
5. Fat i keq për Tyra Banks
Në vend që të bënte hyrjen e saj dramatike, performanca e Tyra Banks u kthye në dramë, kur modeles i ngeci pelerina prej tyli diku në mbrapaskenë! Gjithçka përfundoi mirë ama.
6. Heidi Klum mban krahët më të mëdhenj parë ndonjëherë
Se si nuk e morën krahët Heidin me vete, është mister. Megjithatë, po flasim për një supermodele veterane këtu!
7. Gisele Bundchen vendos rekordin e pathyer të reçipetave Fantasy Bra deri më sot
Reçipetat më të shtrenjta të Victoria’s Secret janë mbajtur nga Gisele Bundchen, në vitin 2005. Vlera e tyre? 15 milionë dollarë!
8. Krahët më të bukur bërë ndonjëherë, veshur nga Karolina Kurkova
Supermodelja e Victoria’s Secret mbajti krahët që patën më shumë reagime nga audienca, bërë nga pupla palloi, tamam si bishti i jashtëzakonshëm i tyre.
9. Kjo foto e pavdekshme e Ariana Grande-s, “sulmuar” nga Elsa Hosk
Edhe ne do reagonim njëlloj si Ariana, nëse një femër 2 metra, me krahë, do të vinte pranë nesh.
10. Bella Hadid hakmerret ndaj The Weeknd
Oh, momenti që ëndërrojnë të gjitha vajzat! Të dukesh super seksi dhe të takosh ish të dashurin tënd!



















