Nuk është gjë e padëgjuar që një nuse të mos shkojë mirë me vjehrrën e saj, përkundrazi! Mos duhet të themi madje që është norma e tillë?
Megjithatë, Marina Vjollca e ka fatin ku e ku më të mirë se kaq, si në çdo fushë të jetës së saj. Ndërkohë që gojë të liga flasin për një marrëdhënie të acaruar mes tyre, e vërteta s’mund të ishte më ndryshe.
Kur portalet shkruajnë mbi vjehrrën e Marinës, Florije Selimin, se si nuk e kursen mbështetjen për nusen e saj, Florija e ka ndarë këtë artikull në profil, madje edhe Marina ka gjetur kohë të komentojë “Fiks!”, duke u vënë kapakun supozimeve.
Duhet thënë se Getoar Selimi nuk do ta anashkalonte një marrëdhënie të acaruar mes mamasë dhe bashkëshortes së tij, pasi të dyja janë femra shumë të rëndësishme për të. Nisur vetëm nga ky fakt, duhej kuptuar që thashethemet për grindje midis Marinës dhe Florijes janë thjesht fjalë të liga!
Paç fatin e Marina Vjollcës me mamanë e bashkëshortit tuaj të ardhshëm, ç’mund të themi më tepër!



















