KreuCelebrity

Zhurma e radhës! Publikohen foto të Kevin Spacey me modelin e ri…

Që nga deklarata për homoseksualizëm, por edhe pas pranimit të akuzave për ngacmime seksuale ndaj një të mituri, jeta publike e Kevin Spacey ka ndërruar plotësisht. Netflix prishi kontratën me “House od Cards”, komentet në internet qenë të shumta, ndërsa tani ishte radha e një tjetër zhurme. Prej më pak se 24 orësh, në media qarkullojnë foto të aktorit me një model sa gjysma e moshës së tij, që datojnë më 2000-shin jo dhe fort të afërt.


Të dy meshkujt janë fotografuar në një majë kodre në Kaliforni, dhe kjo nuk mbetet me kaq. Në njërën prej pozave, Kevin duket se ka ulur kokën tek prehëri i modelit, edhe pse nuk mund të thuash me siguri se ç’po ndodh…Imazhet janë publikuar menjëherë pas vendimit të një festivali filmi amerikan, për të mos shfaqur “All The Money In The World”, prodhim ku luan dhe Spacey.


Imazhet që po qarkullojnë së fundmi tregojnë një marrëdhënie mjaft të afërt mes aktorit dhe modelit, madje Kevin është fotografuar duke masazhuar djalin e ri. Mesa duket, kjo do të jetë zhurma e javës nga Hollywood-i.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF