Dy nga këngëtaret e njohura shqiptare në botë Rita Ora dhe Bebe Rexha, njëra në Britani e tjetra në Amerikë po korrin suksese dhe po arrijnë majat e klasifikimeve muzikore duke na bërë gjithmonë e më shumë krenarë për to.
Me siguri që të gjithë fansave të tyre do t’u pëlqente t’i shihnin të paktën një herë këngëtaret me një duet e duke performuar së bashku. Kemi lajme të mira! Një gjë e tillë do të jetë e mundur shumë shpejt!
Ka qenë gazetari Nicholas Liddle ai që ka dhënë lajmin e gëzueshëm përmes rrjeteve sociale! Ai ka zbuluar se kënga “Vajzat” do të publikohet në janar të vitit 2018 nga shqiptaret e famshme Rita, Bebe dhe artistja e njohur Charlie XCX dhe lajmi është i konfirmuar.
Rita ka treguar për një intervistë se janë duke punuar për këtë projekt me vajzat, duke e cilësuar si “Himni i vajzave” projektin të cilin do të kemi mundësi ta dëgjojmë në janar, ndërsa Bebe nuk është prononcuar ende mbi të!
Bashkëpunimi mes vajzave të famshme premton të jetë një super projekt muzikor, i cili do të nxjerrë më në pah vlerat e këngëtareve shqiptare në tregun ndërkombëtar ku ato janë tashmë artiste të afirmuara!



















