KreuCelebrity

Lewis Hamilton, evazion fiskal prej 16.5 milion paund!

Nuk kanë qenë të paktë VIP-at që u bënë pjesë e skandaleve për evazionet fiskale. Nëse po mendoni për Johnny Depp, listës së emrave të njohur shtojini edhe Lewis Hamilton. Sportisti ka fshehur plot 16.5 milion paund nga deklarimet shtetërore, duke shmangur evitimin e pagesës së taksave të aviomit të tij privat.

Çështja po hetohet nga organet tatimore britanike, ndërsa zbulohet se katër kompani kontabiliteti dhe një firmë ligjore kanë ndihmuar me dhjetra klientë, përfshirë dhe Hamilton, për kryerjen e evazioneve. Ekspertët kanë deklaruar se kjo është abuzive dhe se çdo vit e më shumë çdokush po e shkel ligjin europian mbi deklarimet e të ardhurave.

Hamilton ka shpjeguar se të gjitha këto ia kishte lënë në dorë një përfaqësuesi ligjor, ndërsa theksohet se sportisti nuk përfshihet në rastet e rënda. Organet përkatëse kanë kërkuar shqyrtimin e 231 rasteve, të cilat rrezikojnë të kenë ulur buxhetin shtetëror anglez. Telashe në Britani, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF