KreuCelebrity

Shtatëzania e Kylie Jenner ishte vetëm një show…?

E vogla e klanit Kardashain-Jenner, 20-vjeçarja Kylie është me të vërtetë një vajzë plot mistere! Pritja e saj e ëmbël është vënë në dyshim nga ndjekësit e saj, pas një postimi në rrjetet sociale!

20-vjeçarja, e shoqëruar prej të motrave Kourtney, Kim, Khloe dhe Kendall në një udhëtim, ka ndarë një foto në profilin e saj në Snapchat në të cilën po bën pazar në market. Mes patatinave, petullave dhe ëmbëlsirave, në karrocë të bie në sy një produkt aspak për shtatzëna si Kylie e Khloe!

Ndjekësit fanatikë të saj kanë ngritur dyshimet mbi shtatëzaninë, duke pyetur se çfarë kërkon një tampon në karrocën e saj!

Kylie u fotografua me të njëjtën veshje dhe u shpreh për këto foto se nuk ishin reale, por të photoshop-uara. Si mendoni, është me të vërtetë Kylie në pritje të fëmijës së parë me Travis Scott? Kujtojmë se pinjollja e klanit të famshëm ende nuk e ka pranuar pritjen e ëmbël në mënyrë verbale!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF