Kanë qenë rrufe në qiell të hapur akuzat e bëra nga aktorja Kristina Cohen, e cila deklaroi se aktori Ed Westwick, i njohur për rolin e tij si Chuck Bass në serialin “Gossip Girl”, e ka përdhunuar para tre vitesh.
Aktorja 27-vjeçare ka ndarë me një status në Facebook detajet e ngjarjes, se si kur ajo e kishte vizituar Westwick, aktori ka përfituar nga ajo, duke i kërkuar ta kalonte natën në shtëpinë e tij, dhe më vonë e ka përdhunuar në dhomën e saj.
Vetë producenti që shoqëronte Kristinan e ka fajësuar atë, duke thënë se ajo mori pjesë me dëshirë, dhe se nuk i leverdiste të njihej si “ajo vajza” e përdhunuar nga Ed Westwick. Për këtë arsye, Cohen heshti deri ditën e djeshme.
“Njerëzit si Ed përdorin karrierën e tyre për të kryer seks me dhunë dhe vazhdojnë të marrin shpërblime”, shkruan Kristina. Ajo mori zemër nga situata e tanishme në Hollywood, ku viktima të dhunës seksuale po dalin haptazi ndaj abuzuesve të tyre.
Ndërkohë, Ed Westwick i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai nuk e njeh Cohen dhe se nuk e ka përdhunuar.



















