Tema e virgjërisë ngjall gjithnjë interes, sado mendjehapur të jemi. Sidomos VIP-at nuk i shpëtojnë asnjëherë pyetjes “Kur e ke humbur virgjërinë?”, megjithëse për ta nuk është më diçka tabu.
Me që jemi te kjo pyetje, cila ka qenë përgjigjja e VIP-ave më të njohur?
Angelina Jolie
Angelina ka pasur një humbje virgjërie si asnjë tjetër. Emocionet nuk ishin të mjaftueshme për aktoren, ndaj duke dashur të ndihej më pranë të dashurit, ajo mori një thikë dhe e goditi. Në përfundim të seksit, ata ishin të dy të mbuluar në gjak. Tamam si një merimangë Vejushë e Zezë!
Kim Kardashian
Kim ishte 15 vjeç kur vendosi të bënte seks për herë të parë, dhe ndryshe nga shumë vajza, ajo u tregua e hapur me mamanë e saj Kris Jenner. Kris vendosi që Kim të niste pilulën, për të shmangur shtatzënësi të padëshiruara.
Megan Fox
Aktorja nuk ka dhënë moshë për herën e saj të parë. Ajo vetëm ka thënë që ishte eksperiencë e këndshme, pasi të dy ishin të dashuruar me njëri-tjetrin.
Celine Dion
Në autobiografinë e saj, këngëtarja legjendare jep një datë të saktë për herën e saj të parë. 30 prill 1988, në Dublin, në mbrëmjen e kompeticionit “Eurovision”. Bashkëshorti i saj ishte hera e saj e parë.
Lil Wayne
Reperi ishte vetëm 11 vjeç, ndërsa vajza me të cilën humbi virgjërinë ishte 13 vjeç. Ata ishin në shtëpinë e saj duke luajtur, kur vajza i kërkoi të bënin seks bashkë. Në atë kohë, Lil Wayne ishte mjaft naiv në lidhje me marrëdhëniet seksuale.
Jessica Alba
Bukuroshja ishte 18 vjeç herën e saj të parë, dhe donte që të ishte e dashuruar me partnerin e parë seksual. Fatkeqësisht, lidhja e saj me ish-të fejuarin Michael Weatherly nuk funksionoi.



















