KreuCelebrity

Mbani veten, Dafina Zeqiri intervistë për Harper’s Bazaar!

Prisnim projekte të reja muzikore nga Dafina, por një intervistë për Harper’s Bazaar…le ta pranojmë, nuk është pak! Duffye mesa duket po hedh hapa të reja në industrinë e muzikës, ndërsa lajmin për këtë të re nga Zeqiri e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, nëpërmjet një postimi në Instagram. Ç’ka thënë Dafina për Bazaar?

Artistja ka folur për projektet e saj më të fundit, “Four Seasons” dhe “Told Ya”, duke iu referuar këtyre krijimeve edhe si inspirime për femrat në tërësi. Duffye nuk ka lënë pa përmendur edhe vështirësitë e kaluara në fillimet e karrierës të ndërtuar në Kosovë, edhe pse Bazaar ka preferuar ta cilësojë Zeqirin si “këngëtarja suedeze”…gjithsesi, origjina e saj shqiptare nuk mohohet në asnjë çast gjatë intervistës.

Mes frymëzimeve në muzikë dhe deklaratës se nëna është roli i saj model, duket se ky do të jetë një ogur i mbarë për Duffye-n. Tashmë, presim edhe më shumë të reja nga Dafina. Emocionuese, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF