Prej shumë kohësh është aluduar mbi një shtatëzani të mundshme të aktores, e cila është shprehur kurdo e bezdisur ndaj këtyre lajmeve false. Më në fund ka një lajm i mirë, ylli i “Friends” është me të vërtetë në pritjen e ëmbël!
Lajmi mbi këtë shtatëzani të Jennifer Aniston dhe Justin Theroux është publikuar në revistën australiane “New Idea”, ku Aniston është në kopertinën e saj. Çifti u ka dhënë lajmin gjatë javës së kaluar familjarëve dhe miqve më të ngushtë!
Kjo është një mrekulli pas shumë përpjekjeve për aktoren e njohur 48-vjeçare. Çifti nuk e ka bërë ende publik lajmin, pasi e konsiderojnë ende shumë herët. Megjithatë revista e bëri publike me titullin “Më në fund, nënë!”.
Por, ky nuk është lajmi i vetëm i mirë për Aniston dhe Theroux! Çifti është në procedurat e adoptimit të një fëmijë nga Porto Riko. Ky ishte plani i tyre B, nëse përpjekjet dështonin sërish. Megjithatë, ata kanë vendosur t’i shkojnë dei në fund birësimit.
Urime çiftit!



















