Cristiano Ronaldo ka një marrëdhënie shumë speciale me të birin, dhe këtë nuk e ka mohuar në asnjë çast. Edhe pse së shpejti bëhet baba për të katërtën herë, djali i madh i Ronaldos mbetet i veçantë për të. Por, tashmë kjo dyshe unike do të jenë të angazhuar në një biznes ndryshe.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, futbollisti ka deklaruar lançimin e xhinseve për fëmijë, e këtë e ka reklamuar nëpërmjet një fotoje sëbashku me të birin. Ky i fundit, shihet i veshur me xhinse të një mase për të rritur, ndërsa të dy janë ekspozuar të zhveshur në pjesën e sipërme. Edhe pse ende në moshë të vogël, i biri i Ronaldos nuk mund të fshehë trupin e formuar.
“Si babai, dhe djali”, ka shkruar Cristiano me krenari, teksa ka lajmëruar për këtë nismë të re. E vërtetë, një biznes ideal për një familje si e Ronaldos ky!



















