Pasi u bë publike ndarja e Selena Gomez me reperin The Weeknd, e lidhja e saj me ish-in Justin Beiber, edhe reperi po tenton të bëjë të njëjtën gjë, të rilidhet me modelen Bella Hadid! E pabesueshme se ç’po ndodh me yjet e showbizit, apo jo?
Abel Tesfaye, i njohur si The Weeknd me emrin e artit, po përpiqet që të rikthejë edhe një herë romancën me supermodelen Bella Hadid! Burime pranë saj rrëfejnë se reperi po i dërgon mesazhe dhe telefonata pafund duke i kërkuar të kthehen bashkë!
Por, si ka reaguar Bella pas këtij bombardimi mesazhesh? Ajo i ka injoruar që të gjitha thirjet e ish-it të saj, duke qenë se është tejet e lumtur në krahët e 31-vjeçarit romantik Drake. Abel nuk e ka kapërcyer ende faktin se Bella është në lidhje me ish-mikun e tij.
Burimi ka treguar se reperi ka çuar edhe lule në shtëpinë e Bella-s, e cila nuk i ka pranuar, por i është bërë shumë qejfi për gjithë vëmendjen e kushtuar! Ylli i pasarelave të “Victoria’s Secrets ishte në Romë kur mori vesh lajmin e ndarjes mes Abel dhe Selena dhe u shpreh se nuk u habit aspak për këtë ndarje!
Çfarë po ndodh kështu me çiftet e showbizit?



















