Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga bota e muzikës, kohë që ia kushtuar vajzës së saj Ameli, Miriam Cani ka vendosur t’i bashkohet sërish bashkëshortit të saj Alban Skënderaj dhe të pasurojë botën e muzikës shqiptare.
Një rikthim në showbiz kërkon një projekt madhor, dhe i tillë është projekti më i ri i Miriamit, titulluar “Meteor”.
Xixëllima, performues dhe një realizim si klipet e artistëve më të njohur të kohës, këtë shpalos videoja e postuar nga Miriam Cani në Instagram ditën e djeshme. Po ashtu, Miriam zbulon datën e publikimit të klipit, 20 nëntor.
Producente e “Meteor” është Ajola Xoxa, së cilës ia dëgjojmë për herë të parë emrin si regjisore, ndërsa veshjet e tij janë stiluar nga Enada At’Nikolla. Teksti nuk mund t’i besohej askujt tjetër veç Alban Skënderajt.
“Kënga është një rock baladë për të cilën është punuar me shumë kujdes. Këtë herë kemi punuar pak më shumë, është kompozuar nga një producent gjerman dhe do të vijë në të dyja gjuhët”, – ka thënë Miriami në studion e Rudina Magjistarit.
Tashmë, na ngelet veç të presim për këtë projekt madhor!



















