Me Dua Lipën je akoma në vitet ’90. Stili i saj është një mix i modës së dekadës që ka ndikuar më shumë si artiste.
Me një dashuri të pamohueshme për veshjet e rrugës (streetwear), Dua Lipa ka pushtuar publikun e saj, jo vetëm me muzikë. Pas lëvizjes së saj në televizion në episodin e fundit të X Factor, rrjetet sociale u përplasën. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të dimë stilin e Duas, që është një përzierje e modës së dekadës që më së shumti ndikuan si artiste, vitet ‘90.
E KUQJA GOTIKE E DUA LIPËS
E kuqja i shkon për vdekje. Edhe për festën Halloween.
SPORTY COUTURE
Ndiq intuitën e saj, mund të jetë couture edhe me veshje sportive. Pantallona me bel të lartë me copë të hedhur dhe t-shirts me tyl.
PANTALLONA ME BEL TË LARTË+ BLUZË TË SHKURTËR
Një domosdoshmëri e viteve të 90-ta? Dua Lipa nuk harron se pantallonat me bel të lartë një bluzë e shkurtër mund të bëjnë dallimin midis 1997-ës dhe 2017-ës.
KU DETAJET VLEJNË
Në pamjen e Dua Lipës asgjë nuk është rastësore. Sikurse në këtë veshje skene, një rrip i çfarëdoshëm me zinxhir i mbuluar me kristale.
TË LUASH ME NGJYRËN
Dua Lipa dhe ngjyra rozë, një histori dashurie, që nuk njeh Jo në çdo moment, më mirë në dy pjesë. Pas Chiara Ferragni dhe Hailey Baldwin ka edhe Dua.
BLUE MOON: MESAZHE PËR VERËN
Mbani shënim, pranvera dhe vera e ardhshme 2018 përdor parimet e këtij look-u të zgjuar të Dua Lipës, me pantallona mbrëmjeje të gjera dhe bluzë të shkurtër të kryqëzuar.
ABDOMINALET NË DUKJE EDHE ME FUSTAN TË GJATË
Dua Lipa nuk është vetëm bluzë e shkurtër(crop top) dhe atlete (sneakers), adhuron stilin e saj magjepsës në të zezë totale dhe fustan të gjatë me temina.
LADY romantike
Ose në versionin romantik, ku një fustan delikat dhe i lehtë kombinohet me stilin e saj, pa humbur personalitetin.
DUA LIPA FASHIONISTA
Tregon një aksesor goditës si çizmet e gjata e të larta me shkëlqim që kombinohen me një minifustan me dantellë.
I SHKURTËR DHE I VERDHË: RREZIK!
Dua Lipa provon me të verdhën. Një ngjyrë që nuk është e lehtë për këdo. Sekreti është te zgjedhja e rripit të zi, për kontrast. Duhet kopjuar!
MINIFUND LËKURE DHE OVERSIZE
Një klasik i kolegeve të viteve ’90. Më mirë nëse ngjyrat krijojnë kontrast.
HARRY POTTER
Look shumë i shpejte, bluzë polo regbi me vija dhe minifund prej stofi skocez.
TË BRENDSHMET NË DUKJE GJITHMONË
Vetëm një body? Jo, me një penuar tyli të bardhë ndryshon fytyrë. Ajo mundet.
REÇIPETA MËNDAFSHI DHE TUTA MEKANIKU
Ja një tjetër përjetësi e viteve ’90, tuta mekaniku(mëndafshi) dhe reçipeta të dukshme. Fiks si mitikja Gwen Stefani.
RRJETË DHE PANTALLONA TUTASH
Drejtpërdrejt nga palestra: Dua Lipa rivlerëson pantallonat e kostumit sportiv dhe i vesh ato me një sytjena me ngjyrë trëndafili rrjetë.
STREÇET e VITEVE ‘90: TË LEHTA, JO?
Streçet janë moda perfekte e viteve’90 dhe nëse i kombinon si Dua Lipa me një kanotiere të lidhur nyjë.



















