KreuCelebrity

Tony Blair vizitë “misterioze” në Tiranë. Pse vallë?

Tirana ka pasur një vizitor surprizë ditën e djeshme, sipas gazetarit Artan Hoxha. Në një status të tij në Facebook, ai zbulon se ky vizitor misterioz nuk është as më pak, e as më shumë se sa vetë ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Nuk dihet arsyeja e vizitës të Blair në Tiranë, por mësohet se vetë Garda e Republikës ka qenë në dispozicion të politikanit të njohur, duke krijuar një “gardh” sigurie pranë hotelit “Sheraton”, në të cilin ai është akomoduar.

Ndoshta vizita e tij nuk është private, për vetë faktin e pranisë së trupave të Gardës, edhe pse kjo vizitë e tij në Tiranë ka kaluar pa bërë shumë bujë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF