KreuCelebrity

Sekretin e martesës 70-vjeçare, ia u rrëfejnë Elisabeth dhe Philip!

Pas gjithë thashethemeve, por edhe të vërtetave për pallatin mbretëror, ia vlen të përmendet një ndër faktet më të rëndësishme: martesa 70-vjeçare e Mbretëreshës Elisabeth dhe Princ Philip! Në një ndër eventet e organizuar më së fundmi, duket se Princi 96-vjeçar ka qenë më në humor se kurrë, ndërsa gjysma tjetër e tij, 90-vjeçarja Elisabeth, duket se ka mbështetur çdo fjalë të bashkëshortit.

Sekreti i jetëgjatësisë së martesës mes tyre, është bashkëpunimi dhe të konsideruarit të njëri-tjetrit si skuadër. Edhe pse mund të mos e besoni, Mbretëresha është në realitet një natyrë mjaft e ndrojtur, edhe pse kjo është balancuar kurdoherë me vetëbesimin dhe humorin e pashoq të Princit. Ceremonia e festimit të këtij 70-vjetori do të jetë shumë private, siç e do zakoni rojal.

Por, një rrugëtim i tillë ka patur edhe uljet e ngritjet e veta. Për shumë kohë qarkulluan thashethemet se çifti mbretëror qendronin larg dhe të ndarë nga njëri-tjetri. Megjithatë, këto mbeten të pavërtetuara. Një fakt tjetër interesant është edhe se Philip ka qenë Mbreti i martesës, edhe pse nuk mbartte të njejtin titull në udhëheqjen politike…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF