Aktori Kit Harington dhe e fejuara e tij Rose Leslie, të cilët kanë njoftuar pak ditë më parë fejesën e tyre, kanë parashikuar blerjen e një shtëpie të madhe në fshat. A jeni kuriozë të zbuloni si është? Po ua tregojmë!
Çifti ka vendosur të shpenzojë miliona dollarë për shtëpinë e tyre të re, e cila është një shtëpi tipike angleze në fshat, duke treguar se lidhja e tyre vërtet është shumë serioze.
Fillimisht nisën thashethemet e para mbi blerjen e një apartamenti në Nju Jork, por çifti në fakt ka zgjedhur një banesë akoma më të madhe, e cila ka kushtuar 1.75 milion dollarë dhe ndodhet në një fshat anglez, më saktësisht në kontenë e Anglisë Perëndimore, një zonë e cila ka qenë gjithmonë shumë popullore për personazhet e famshëm anglezë.
Vila është një ndërtesë e shekullit XV dhe rrethohet nga 8 hektarë tokë. Kit-in e ka tërhequr padyshim karakteri antik dhe origjinal i kësaj shtëpia, me të gjithë elementet e saj, nga struktura e tavanit me trarë e deri tek pamja e saj tipike e stilit Tudor.
Ndërtesa kryesore dy kate dhe një papafingo me plot 7 dhoma gjumi, një dhomë të madhe ndenjeje, një dhomë ngrënie dhe një kuzhinë të madhe moderne. Ajo që bie në sy në brendësi të saj është oxhaku i madh i thurrur me gur dhe parketi prej druri.
Jashtë vila ka edhe një pishinë të madhe, një fushë tenisi dhe një garazh të madh që i japin asaj një prekje klasike dhe moderne kësaj shtëpie.



















