KreuCelebrity

Arbana paska pasur lidhje me reperin, e ne as që e kemi ditur!

Arbana Osmani është ndër emrat më të dëgjuae të ekranit, ndërsa publiku po pret shkurtin për ta parë moderatoren në formatin “Dua të të bëj të lumtur”. Duke qenë se “Big Brother” na e ka sjellë Arbanën edhe më shumë në qendër të vëmendjes, aktiviteti i saj në rrjetet sociale është po aq i ndjekur. Tashmë e dimë se Xhemi Shehu, Eno Popi e Ledion Liço janë shokët e saj më të mirë, por ja që Osmani paska pasur lidhje edhe me një personazh tjetër shqiptar.

Mund të duket si miqësi e çuditshme, por Arbana duket se ka një marrëdhënie mjaft të mirë edhe me Noizy-n. Reperi ka postuar sot në Instagram një foto nga vegjëlia, e jo vetëm kaq. I gjendur pranë së ëmës, këngëtari ka shkruar poshtë: “Me ma fal gjithe boten, a e dini qe s’eshte mjaftueshem”…

Duket se këtë herë, në sektorin e komenteve Arbana ka qenë e vetmja vajzë që nuk ka komplimentuar Noizy-n, por i ka lënë atij një porosi mjaft të veçantë. “Ma përqafo fort”, ka shkruar moderatorja, duke iu referuar fare qartë mamasë së reperit. Një marrëdhënie e tillë nuk ka qenë e njohur më parë, por ja që rrhetet sociale kanë filluar të zbulojnë shumëçka, për këdo. Epo, ja dhe një miqësi e re ndër radhët e personazheve!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF