KreuCelebrity

Hueyda El Saied pas 25 vitesh tregon sekretin për Vera Grabockën!

Hueyda El Saied e kemi njohur si një balerinë, por ajo është një personazh që ka eksperimentuar me muzikën, pikturën, letërsinë, ka qenë prezantuese e edicionit të lajmeve dhe është një juriste në profesion!

Prej pesë ditësh ajo ndodhet në Tiranë dhe këtë pasdite ka qenë e ftuar tek programi “Rudina”. Një insert kur kërcente në mbrëmjen finale të spektaklit “12 vallëzime pa një të shtunë” e ka emocionuar Hueyda-n dhe e ka kthyer pas në kohë, në moshën 17-vjeçare!

Ajo ka treguar se në finale ka performuar me vështirësi, pasi ka qenë e sëmurë me shyta, si dhe ka zbuluar edhe një detaj që nuk e dinte askush mbi këtë spektakël kërcimi aq të ndjekur asokohe.

“Kishim marrë vesh se juria kishte marrë rryshfet për të fituar dikush tjetër, dhe nuk besonim se do të fitonim ne”, ka rrëfyer ajo, “Ne kemi fituar falë Vera Grabockës. Ajo na ndihmoi pasi kishte biseduar dhe porositur jurinë e rretheve që të votonin më të mirët”.

“Pas spektaklit e kam falenderuar shumë Verën”, është shprehur El Saied duke kujtuar se gjatë kësaj eksperience të bukur nuk kishin veshje të përshtatshme, madje për veshjen e natës finale ajo ishte sajuar me letra.

Gjatë kësaj vizite në Tiranë, Hueyda dhe i biri Gabrieli kanë përjetuar edhe një emocion të veçantë! Ata kanë vizituar Shkollën e Baletit, e kanë kërcyer të dy në vendin ku nisi gjithçka për balerinën e njohur 23 vite më parë.

Hueyda rrëfeu edhe një pasion tjetër të sajin, pas aftësive të saj në pikturë, si një adhuruese e modës ajo u jep një pamje tjetër aksesorëve si çantat e këpucët.  Tanimë jo vetëm për vete e për miqtë, me shtimin e kërkesave ajo ka ngritur një website i cili do të funksionojë si një dyqan online.

Gjithë surpriza është Hueyda!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF