Këngëtarja e njohur Vesa Luma, udhëton shpesh mes Shqipërisë e Kosovës! Tani që Big Basta ndodhet larg familjes, është Liani i vogël burri i shtëpisë i cili i mbush me gëzim ditët e këngëtares.
Duket se gjatë ditës së sotme, këngëtarja është nervozuar dhe me të drejtë! Në Kosovë vazhdojnë ende ndërprerjet e energjisë elektrike ashtu si tek ne shumë vitë më parë! Ja se si shprehet Vesa në profilin e saj, pasi ka mbetur pa gatuar drekën:
“Sa mendon njeriu të bëjë një drekë, ditë e bukur, pozitive, çfarë të shohësh… s’ka drita, viti 2017”, shkruan ajo, “E tani, si t’ja shohësh anën pozitive kësaj… po mundohemi: Të paktën do të gëzohem kur të vijë energjia elektrike!”
Këngëtarja na ka kujtuar një humor të vjetër që populli shqiptar gëzon kur vijnë dritat e kur vjen uji!



















