Fansa të Eminem kemi një lajm të mirë! Reperi është duke punuar për një album të ri dhe ka prezantuar singëllin e tij të parë, bashkë me yllin e Pop-it Beyonce për të sjellë një baladë si kurrë më parë! Me këto dy vokale është e sigurtë se do të jetë një hit suksesi, apo jo?
Balada e dyshes së njohur titullohet “Walk on Water”, është e qetë dhe të kujton se edhe muzikantët më të mëdhenj janë gjithashtu qenie njerëzore. “Unë eci mbi ujë, por nuk jam Zoti”, është ky refreni që këndon Beyonce me zërin e saj engjëllor.
Ndërsa Eminem, në pjesën e tij rap përshkruan jetën dhe karrierën e tij deri tani dhe presionin që ndjen për t’u dukur gjithmonë perfekt!
Vargjet e këngës së dy artistëve përcjellin një mesazh kuptimplotë, që të gjitha qeniet njerëzore kanë gabimet e tyre. Kënga është publikuar në kanalin Youtube në versionin audio.
Pas këtij albumi të ri të Eminem i cili pritet të publikohet shumë shpejt, ndihmave për të prekurit nga uragani apo sulmeve ndaj Trump, mund të themi se dueti me Beyonce është vetëm maja e ajsbergut të surprizave të reperit!


Megan Fox, fotoja më seksi se kurrë!


Me këtë gjest, Selena na hutoi fare!









Brenda shtëpisë së re të Kit Harington






