KreuCelebrity

Kate Middleton e Meghan Markle në versionin binjake

Për Meghan Markle ka filluar  trasformimi…

Herët a vonë do të vinte momenti i fatit,  Meghan Markle, nën ndikimin e Princit Harry dhe pas takimit për një çaj me Mbretëreshën Elisabetë, ka nisur rrugën e transformimit.

E kishim vënë re që look-u i saj kishte ndryshuar kohët e fundit, që disa veshje nuk i vishte më dhe të tjera kanë hyrë me rregull në garderobën e saj.

Patëm edhe dyshimin për një çast që Megan mund të pajtohej me stilin e dukeshës së Kembrixhit. Tani, së fundi, kemi prova që vërtetojnë se Kate dhe Meghan kanë të gjitha kartat në lojë për t’u bërë dy binjake look-u,të ndara në lindje.

Dukesha e Kembrixhit dy netë më parë ka marrë pjesë në një mbrëmje gala në Kensington Palace, ku është shfaqur me një fustan të zi të gjatë me dantellë të Diane von Furstenberg, të njëjtin që kishte veshur kur ishte shtatzënë me princeshën Charlotte. Meghan Markle kishte veshur të njëjtin fustan( sa i përket qëndisjes së dantellave mbi krahë dhe qafë) në 2012, edhe pse në një version të ndryshëm. Ishte i shkurtër dhe blu i errët, në krahasim me atë të Kate që është i gjatë dhe i zi.

kate middleton meghan markle vestite uguali

Kate Middleton në Kensington Palace pak ditë më parë

kate middleton meghan markle vestite uguali

Kate Middleton me të njëjtin fustan në nëntor të 2014-ës

kate middleton meghan markle vestite uguali

Meghan Markle me të njëjtin fustan në 2012

Sidoqoftë, nuk është hera e parë që vërehet një ngjashmëri e tillë mes veshjeve të Dukeshës dhe të aktores së Suits.

kate middleton meghan markle vestite uguali  Fustan i kuq

kate middleton meghan markle vestite uguali  Fustan blu

kate middleton meghan markle vestite uguali  Fustan me printime

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF