Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana ka treguar se mund të jetë bashkëshorti më i mirë në botë, me surprizën që i bëri bashkëshortes së tij Monika për 30-vjetorin e saj.
Një buqetë gjigande me trëndafila të kuq ka qenë dhurata e saj, dhe Monika duket fort e lumtur me të. Ajo e ka postuar foton në profilin e saj, ndërsa Loriku ka hapur një quiz në të tijin, duke pyetur ndjekësit se sa trëndafila mund të jenë në buqetë.
50? 100? 200? 300?
Po zgjedhim 300, me që ishte 30-vjetor!
Djema, merrni shembull edhe ju nga Loriku!