Meryl Streep është një kameleon i vërtetë. Aktualisht në kopertinën e “Vogue”, legjenda e kinemasë amerikane është nominuar 20 herë për çmimin Oscar dhe ka marrë me vete në shtëpi 3 prej statujave të arta prestigjioze. Për mendimin tonë, ajo meriton shumë më tepër.
Megjithatë, Meryl Streep është pretende për një tjetër Oscar këtë vit, falë filmit të ardhshëm “The Post” të Steven Spielberg, në rolin e Katherine Graham, drejtuese e famshme e gazetës “The Washington Post”.
Në nder të karrierës së pasur të aktores (me siguri) më të famshme në Hollywood, kemi rreshtuar 10 performancat e saj më të mira. Sigurohuni që t’i shihni këto filma të saj!
1. Manhattan, 1979
2. The French Lieutenant’s Woman, 1969
3. Out of Africa, 1985
4. Death Becomes Her, 1992
5. The Bridges of Madison County, 1995
6. Suffragette, 2015
7. The Hours, 2002
8. The Devil Wears Prada, 2006
9. The Iron Lady, 2011
10. Sophie’s Choice, 1982