KreuCelebrity

Michelle Pfeiffer rrëfen arsyen pse u shkëput nga kinemaja!

E kemi parë në role ikonike të paharrueshme, asjtu sikurse e kemi cilësuar si bjonden bombastike hollivudiane. Michelle Pfeiffer, gjithsesi mungoi për një kohë të gjatë në ekranin e kinemasë, e fansat mbetën të pakënaqur nga kjo shkëputje. Por, Pfeiffer nuk e ka lënë pa një shpjegim as këtë vendim.

Aktorja ka treguar në intervistën e fundit se i është dashur të balancojë karrierën me rolin e saj si prind në sy të fëmijëve. “Sa më shumë rriteshin fëmijët, aq më shumë u bëra përzgjedhëse. Gjithmonë pyesja sa do zgjasë, ku do xhirohet, sa kohë do më duhet…”, ka rrëfyer artistja, ndërsa i është përkushtuar si duhet rritjes së dy fëmijëve.

Tashmë që fëmijët e saj kanë shkuar në universitet, Michelle i është rikthyer projekteve filmike. Por, ajo këmbëngul që çfarëdo profesioni të ushtrosh, të qenurit nënë nuk duhet të lihet kurrë në plan të dytë. “Ndihesh gjithmonë me faj që nuk je pranë tyre”, ka vijuar më tej Pfeiffer, duke shprehur edhe lumturinë e rikthimit në kinema.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF