Eh, shtatzënia e Kylie Jenner! Ky është rasti tipik kur çështja bëhet më e famshme se dhe vetë personazhi. Është apo nuk është Kylie shtatzënë? Sipas lajmit më të fundit, po, dhe nga ana tjetër, të njejtën gjë dëshmon edhe një nga fotot më të reja (jo zyrtare).
Veshur sportive, me bluzë dhe tuta të gjera, dallohet qartazi që Jenner është tranformuar fizikisht. Nëse të gjithë i kishin zili këmbët e saj të holla, duket se tashmë Kylie ka shtuar peshë pikërisht në këtë pjesë të trupit. Edhe pse nuk mund të flasim për një bark të dallueshëm, mund të themi se po, e vogla e klanit Jenner-Kardashian është shtatzënë.
Të njejtën gjë mund të themi edhe për fytyrën e Kylie-t, që duket se është prekur nga pesha e tepërt. Nëse mendohet se Jenner thjesht ka shtuar disa kilogramë më tepër, kjo është e pamundur, pasi ajo është e apasiomuar pas dukjes mirë në paraqitje. Por, ekziston edhe mundësia që Kylie të ketë shtuar vullnetarisht, thjesht për t’u kthyer në kryefjalën e lajmeve për VIP-at (mos harroni: Kardashianet janë motrat e saj!) Epo, nëse e ma menduar këtë, po ia del më së miri…



Megan Fox, fotoja më seksi se kurrë!


Me këtë gjest, Selena na hutoi fare!









Brenda shtëpisë së re të Kit Harington





