Saimir Kodra ka qenë i ftuari në puntatën e fundit të “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacaj. Si çdo herë, tema e Top Channel është ndër më të preferuarat kur vjen puna tek intervistat me Saimirin, e për këtë moderatori është shprehur se çështja i ka kaluar Gjykatës së Lartë. Duket se televizioni i ka kërkuar një shumë të konsiderueshme si dëmshpërblim për largimin e Kodrës nga Top Channel, çka dhe ka shkaktuar krisjen përfundimtare në këtë raport.
Saimiri është shprehur se shuma prej 12 milionë lekësh nuk do të paguhet nga ana e tij, por organet përkatëse ligjore do të merren me këtë rast. Nga ana tjetër, moderatori është shprehur se Agon Channel i ka dhënë mundësinë e fitimit të më shumë parave, e gjithçka priste nga Top Channel, i ka marrë në Agon për një vit. “Me këtë rast, mbylla edhe kreditë”, është shprehur Kodra, ndërsa nuk e ka lënë me kaq shfryrjen e inatit ndaj Top Media.
I pyetur nga Rudina nëse do të kthehej ndonjëherë më në atë televizion, Saimiri është përgjigjur se kjo do të jetë diçka që nuk do të ndodhë kurrë. Mesa duket, inatet e përplasjet kanë qenë të shumta…





Megan Fox, fotoja më seksi se kurrë!


Me këtë gjest, Selena na hutoi fare!









Brenda shtëpisë së re të Kit Harington



